Ja me sa mijëra euro shpërblehen Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Xhudo

Ja me sa mijëra euro shpërblehen Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Nga: K.G. Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:53
Ja me sa mijëra euro shpërblehen Distria dhe Nora

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, do të shpërblehen nga shteti i Kosovës në bazë të suksesit – medaljes.

Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Nora Gjakova (- 57 kg) sot shkëlqyen në Kampionatin Evropian. 

Xhudistja Distria ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian dhe sipas rregullores do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora për të bronztën me 8 mijë dhe Driton Kuka, trajner, me 10 mijë euro.

Shpërblimet për medaljet e fituara:

Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro

Kampionati Botëror
Rekordi botëror – 100 mijë euro
Medalja e artë – 40 mijë euro
Medalja e argjendtë- 20 mijë euro
Medalja e bronztë 14 mijë euro

Kampionati Evropian

Rekordi evropian – 40 mijë euro

Medalja e artë – 20 mijë euro

Medalja e argjendtë – 14 mijë euro

Medalja e bronztë – 8 mijë euro

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat