Agron Kuka: Ne nuk ndalemi, medalja e artë e Akilit barazohet me rezultatet e heroinës sonë Majlinda Kelmendit

Xhudo

Agron Kuka: Ne nuk ndalemi, medalja e artë e Akilit barazohet me rezultatet e heroinës sonë Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:23
Agron Kuka me kampionin e ri të Evropës, Akil Gjakova

Kosova po e sundon Kontinentin e Vjetër, brenda dy ditëve ka dy kampionë të Evropës dhe një medalje të bronztë, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. 

Akil Gjakova kampion i ri i Evropës!

Ai u stolis me medalje të artë në kategorinë – 73 kg. 

Trimi ynë në finalen dramatike dhe pas vazhdimeve (5 minuta e 31 sekonda) e gjunjëzoi izraelitin Tohar Butbul.
Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se është e jashtëzakonshme, dy medalje të arta dhe një e bronztë.

Agron, Kosova me dy kampionë të Evropës, një e bronztë, ku ishte arma më e fortë e Akilit dhe a është viti më brilant për xhudon dhe sportin e Kosovës?

“Ne nuk ndalemi, nuk dimë për pushim për ngecje apo për çfarëdo pengese që mund të na paraqitet rrugës, ne vazhdojmë drejt qëllimit. 

Prapa gjithë kësaj është shumë punë, mund, sakrificë e përkushtim, seriozitet e profesionalizëm. 

Sot këtu në Kampionatin Evropian na kanë zili apo më mirë të them na kanë lakmi shtetet më të fuqishme evropiane për sukseset e arritura. Duhet ta ceki se medalja e artë e Akilit sot në kategorinë më të fortë në xhudo lirisht mund të barazohet me rezultatet e heroinës sonë Majlinda Kelmendit.

Viti ka filluar si kurrë më parë e shpresoj edhe të kulmoj në Lojërat Olimpike në Tokyo”, thotë nga Lisbona Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Dje, Distria Krasniqi (-48 kg) u stolis me medalje të artë dhe Nora Gjakova me të bronztë (- 57 kg), sot edhe Akili me të artë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat