Vjen reagimi nga Akil Gjakova pasi u shpall kampion i Evropës

Xhudo

Vjen reagimi nga Akil Gjakova pasi u shpall kampion i Evropës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:38
Akil Gjakova

Akil Gjakova ka falënderuar trajnerin Driton Kuka dhe të gjithë mbështetësit për triumfin e tij në Kampionatin Evropian.

Gjakova triumfoi ndaj izraelitit Tohar Butbul për të fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos në Lisbonë.

Akili arriti të fitojë me IPPON në Golden Score, me një lëvizje fantastike duke e mposhtur Butbul, për të rrëmbyer medaljen e parë të artë të Kosovës në kategorinë e meshkujve.

Pas fitores historike, Gjakova shfrytëzoi rrjetin e tij social, Instagram, për të falënderuar trajnerin Driton Kuka dhe të gjithë tifozët për mbështetjen.

“Faleminderit te gjithëve për përkrahjen dhe besimin”, deklaroi Gjakova në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Akil Gjakova (@akilgjakova)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat