Driton Kuka: Tani zyrtarisht Kosova shteti më i fuqishëm në xhudon evropiane

Xhudo

Driton Kuka: Tani zyrtarisht Kosova shteti më i fuqishëm në xhudon evropiane

Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:35
Driton Kuka

“Kjo do të mbetet në histori. Kosova shteti më i fuqishëm në xhudon evropiane”.

Falë suksesit të xhudistëve, Kosova është renditur e para në listën e kampionatit evropian të xhudos.

Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, në një lidhje direkte nga Portugalia në emisionin Sports Show, ka thënë se tani Kosova zyrtarisht është shteti më i fuqishëm në kampionatin evropian të xhudos.

“Është hera e parë që diçka e tillë ndodhë. Xhudo është sport individual, një shtet si Kosova që ka një komunitet jo shumë të madh të sportistëve në krahasim me Francën apo Rusinë, kurrë s’e kam menduar që do të vijë dita që Kosova edhe në këtë drejtim të jetë shteti i cili është mbi të gjitha shtetet tjera”.

“Diçka e jashtëzakonshme, shumë interesant për shtetin tonë sepse kjo do të bëjë bujë në mediat e huaja – si ekip të shpallemi kampion evropian është me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme që ka ndodhur”.

“Kjo çfarë ka ndodhur me ekipore, është një teren i ri dhe një sfidë e re. Në këto ditë të vështira për popullin tonë, kur po e shoh që shumica e komenteve janë që ne me rezultatet tona po i bëjmë të ndjehen mirë, atëherë unë nuk e di që ka motiv më të madh se kjo”.

Kuka ka shtuar se kjo arritje e shtyn atë të vazhdojë edhe më tutje.

“Kjo përgjegjësia është thikë më dy tehe, përgjegjësia e rritë edhe hapësirën e punës. Duhet të punohet më shumë për ta mbajtur nivelin”.

“Kjo do të mbetet në histori. Kosova shteti më i fuqishëm në xhudon evropiane”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat