Driton Kuka thumbon: Këto nuk fitohen me vota mos u habitni!

Xhudo

Driton Kuka thumbon: Këto nuk fitohen me vota mos u habitni!

Nga: K.G. Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:22
Akil Gjakova

Selektori i Kombëtares së Kosovë në xhudo, Driton Kuka, në një formë thumbon dhe iu bën me dije, se të gjitha të arriturat janë bërë me punë të madhe dhe profesionale, nga xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, xhudisti Akil Gjakova etj.

“Shkëlqimi i xhudos vazhdon tash me meshkuj jo vetëm me çika...

E arta e Akilit! Kampioni Evropian i vetëm në histori në sportin e Kosovës për meshkuj!

Tituj Evropian për Kosovën për të rritur gjithsej janë :
Majlinda, e artë X 4
Nora, e artë X 1
Disi, e artë X 1
Akili, e artë X 1 

7 Tituj Evropia ... Xhudo për besë! Për Sportin e Kosovës!
Këto nuk fitohen me vota mos u habitni!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat