Lojërat Olimpike marrin ngjyrime nacionaliste, sportisti tërhiqet

Xhudo

Lojërat Olimpike marrin ngjyrime nacionaliste, sportisti tërhiqet

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:54
Lojërat Olimpike marrin ngjyrime nacionaliste, sportisti tërhiqet

Lojërat Olimpike kanë filluar të preken nga akte nacionaliste ku një sportist algjerian ka vendosur të tërhiqet nga kompeticioni për të shmangur përballjen me kundërshtarin izraelit.

Bëhet fjalë për xhudistin Feti Nurin me prejardhje algjeriane i cili ka vendosur të heqë dorë nga Lojërat Olimpike pasi shorti e vendosi përballë rivalit izraelit Tohar Butbul. Tërheqja e xhudistit ka marrë pikëpamje nacionaliste pasi vetë trajneri i tij u shpreh se nuk dëshiroi që të përballeshin ndaj rivalit izraelit pasi mbështetja e tyre është ndaj Palestinës.

‘’Ne nuk ishim me fat me shortin. Na u vu përballë një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja pse na u desh të tërhiqeshim. Morëm vendimin e duhur’’, tha trajneri i Feti Nurin.

Ky lajm është bërë shumë shpejt viral duke u kritikuar shumë nga sportdashësit të cilët e quajtën si ofendim tërheqjen e ekipit algjerian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat