Shasivar Haxhijaj: Dy fjalë me Majlinda Kelmendi 

Xhudo

Shasivar Haxhijaj: Dy fjalë me Majlinda Kelmendi 

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:26
Shasivar Haxhijaj: Dy fjalë me Majlinda Kelmendi 

Shasivar Haxhijaj, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka dy fjalë për trimëreshën e Kosovës, xhudisten Majlinda Kelmendi.
“Dy fjalë me Majlinda Kelmendi, Heroinën e Kosovës. 

Sot, ti kampionja jonë Olimpike, Majlinda, e humbe një betejë, në Lojërat Olimpike Tokio 2020. 

Për ne ky fakt nuk është aspak i rëndësishëm, ngase ti Majlinda, i fitove të gjitha luftërat për sportistët e për sportin tanë, fitove çdo gjë për Kosovën, qe nga fillimi i karrierës tënde e gjer me sot. 

Majlinda ti na mësove shumë keq, duke fituar çdo garë, çdo betejë e çdo luftë, e mbi të gjitha fitove çdo medalje të mundshme, duke arritur edhe majat e sportit botëror, pra u bëre Kampione Olimpike. 

Me humbjen e një gare sado të rendësishme qoftë edhe gara e karrierës nëse është, për ne fare nuk ka vlerë. 

Për ne vlerë ka Majlinda, krenaria jonë kombëtare. 

Ti krenaria jonë, më lartë se kampione Olimpike në sport nuk ke ku shkon, sot vetëm nuk e përserite suksesin e arritur në LO Rio 2016. 

Ti kampionja jonë, që na solle gëzime për dekada, ti që na bëre krenar në gjithë botën, ti që motivovo qindra e mijëra fëmijë e të rinj tanë, ti sot nuk ke humbur, mos të shkon mendja andej, ti thjeshtë nuk e përserite atë sukses. 

E ARTA jonë, sukseset tua i mjaftojnë Kosovës. 

Ty personalisht dhe sukseset tua i përdorëm për ta ndërkombetarizuar sportin e Kosovës. 

Emrin tënd dhe sukseset tua, i bartën të gjithë pa dallim kudo që shkuan, deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. 

Ti u bëre simbol i Kosovës kudo që shkove. 
Kosova, qytetarët dhe gjithë shqiptarët kudo në botë, i dinë dhe janë krenar me këto të arritura. 

Kjo foto që sot e postova, me këta lotë gëzimi, ishin lotët e gëzimit të një populli të tërë, nuk ishin vetëm lotët tuaj, një popull i tërë qajti me ty, një popull që ishte i përvuajtur për dekada, një popull që pak kishte përjetuar gëzime. 

Dhe njërin nga gëzimet më të mëdha Kosovës ja solle ti dhe ai gëzim kurrë nuk do të harrohet. 
Ne, Majlinda çanim me ty, sepse emrin e Kosovës na e stolise me shkronja të Arta ? dhe atë jo vetëm njëherë, por shumë e shumë herë,  

Sot duam të të shohim me kokën lartë si gjithherë, në beteja e luftëra, sot duam të shohim të lumtur ashtu siç është Kosova me sukseset e tua. 

Ngase nuk bën që te ulet koka e krenarisë së një kombi të tërë. 

Andaj, me mburrje të them ngreje kokën lartë HEROINA jonë, bashkëngjitu në festën e madhe të Kosovës, duke festuar kështu medaljen e

Artë Olimpike të dytën për Kosvën, të fituar nga bashkëudhëtarja dhe shoqja juaj, nga Distria Krasniqi. 
Ne duam të të shohim të fortë edhe kur ti humbë. 
Me ty është e gjithë Kosova. 
#MajlindaKelmendi #KrenariaeKosovës”, ka shkruar Haxhija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat