Kuka: Me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

Xhudo

Kuka: Me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:24
Kuka: Me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

Akil Gjakova ishte njëri prej pesë xhudistëve të Kosovës që mori pjesë në Lojërat Olimpike. Xhudisti pejan bëri paraqitje të mira dhe përfundoi në vendin e shtatë, por që nuk arriti të fitonte medalje si motra e tij, Nora Gjakova dhe garuesja tjetër, Distria Krasniqi.

Trajnerit Driton Kuka i ka mbetur merak medalja e Akilit, pasi ai ishte shumë afër ta fitonte atë. Sidoqoftë, trajneri i suksesshëm e ka përgëzuar garuesin e tij për paraqitjet dhe thotë se për të, Akili veçse është një medalist olimpik.

“Akil Gjakova vendi 7 në Lojëra Olimpike! Ju deshën tri fitore për të ardhur në 8 e parë. Ishte i shkëlqyeshëm në çdo aspekt.

Medaljet e Disit e Norës e qitën Akilin pak nën hije por rezultati i tij është i jashtëzakonshëm! Me pak fat do kishim medaljen e tretë për ekipin tonë por do vazhdon tutje Akili i cili sivjet rrëmbeu titullin e Kampionit Evropian. Akil për mua je medalist sepse medaljen e meritove, fati sportiv ishte pak sa kundër nesh por do vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

Akil Gjakova, kampion i Evropës në xhudo është garuesi më i mirë i këtij sporti në Kosovën e pasluftës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat