Krasniqi: Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb

Xhudo

Krasniqi: Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:48
Krasniqi: Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në Pejë.

Në një postim në facebook, Krasniqi është shprehur se ndjehet krenar që iniciativa e tij e mëhershme si ministës i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është materializuar për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos.

“Shumë krenar që nisma e mëhershme për Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë, sot është materializuar, për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos për të rinjtë e Pejës dhe mbarë Kosovës, duke ndjekur shembullin e të Artave tona, Majlindës, Distrias dhe Norës.

Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb, tani e tutje do të zhvillohet në parametra të rinj e të organizuar.”, shkruan ai.

Krasniqi thotë se besimi në rini, i ka shpërblyer të gjithë pa dallim.

“Prandaj duhet të punojmë e investojmë edhe më tej, për t’iu hapur atyre dritare të reja e perspektivë, që duke vënë në jetë talentin dhe shkathtësitë e tyre, jo vetëm të vazhdojnë të na bëjnë neve krenarë, por ta bëjnë Kosovën shtet të kampionëve, në lartësitë më të mëdha të sportit ndërkombëtar.”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat