U nderua nga ‘Luarasi’ me titullin ‘Honoris Causa’, Driton Kuka: Ky lloj sporti të jetë pjesë e sistemit edukativ e shkollor

Xhudo

U nderua nga ‘Luarasi’ me titullin ‘Honoris Causa’, Driton Kuka: Ky lloj sporti të jetë pjesë e sistemit edukativ e shkollor

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:44
U nderua nga ‘Luarasi’ me titullin ‘Honoris Causa’, Driton Kuka: Ky lloj sporti të jetë pjesë e sistemit edukativ e shkollor

I emocionuar për marrjen e titullit ‘Honoris Causa’, trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka falënderoi Universitetin Luarasi, ndërsa apeloi që ky sport të jetë pjesë e kurikulave mësimore.

Është një rast fatlum dhe unik që rrugët e suksesit tim sportiv të kryqëzohen me të edukimit akademik dhe diplomacisë sportive si një e veçante që e ka përcjellë ekipin tonë në këto suksese tona pas luftës e deri tani si një pjesë e rëndësishme e kombit tonë.

Në motivacionin tim të titullit akademik, afirmoni se kam ndërtuar një shkollë të xhudos në botën shqiptare, që për nga metoda e punës përmbajtja por edhe mënyra se si kemi arritur rezultatet është diçka unike. Kemi arritur të marrim 3 medalje olimpike që u nis me shkëlqimin e Majlindës në Rio në 2016, pastaj Norës dhe Distrisë, në lojërat olimpike.

Është bërë edhe një histori e vogël, Distria Krasniqi është kampionia e parë femër olimpike. E kemi një vajzë që shkruhet në historinë e artë të Tokios. Këto vajza kanë arrit diçka të jashtëzakonshme, më kanë bërë mua medalistin e artë, rezultatet e tyre më kanë bërë mua njeriun më të lumtur në botë. Sporti i xhudos është mënyra e jetës sime. Kur e nisëm ishim pak por sot jemi bërë shumë. Ajo vatra jonë e vogël është rritur në një zjarr të madh olimpik unë dua të besoj se nuk do të fiket. Dy pista janë thelbësore në fjalën time, raportin e xhudos me sistemin edukativ shkollor dhe raporti i suksesit të xhudos me diplomacinë sportive.

Po e nis nga e para, nuk e di a do ishte e tepërt t’i bëja thirrje institucioneve që xhudon ta bëjnë pjesë të sistemit edukativo shkollor. Vetëmbrojtja dhe trajnimi fizik janë themelore të xhudos.

Sukseset e xhudos ndikuan shumë që ta kthejmë kokën nga një vend i vogël. Kombet e Bashkuara, PE dhe cdo instancë njohu arritjet tona. Në Rusi, Brazil e Kinë, që nuk e kanë njohur Kosovës, pranuan e nderuan sportistet tona. Imagjinoni që politika jonë të dijë të dialogojë në gjuhën e suksesit.

Ka ikur koha e luftrave konvencionale e simetrike. Sporti s’mund të shkojë pas politikës, por politika pas sportit.

Jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën e kombin tonë. Ku ka më mirë se një aktivitet universitar. Një nga idhujt e mi ka qenë Muhamed Ali ai më ka inspiruar jetën. ka qenë parim i ndërtimit tim si trajner. Kur lodhesha së stërvituri nuk ndaloja. Këtë duhet të bëjnë gjithë të rinjtë që synojnë suksesin. Është një titull që më bën të ndihem krenar. Arsyeja është shumë rëndësishme pronat e kthyera në Voldanos për mua, që për ne të Pejës Ulqnin e kemi pas një qytet të dytë, është një punë e madhe, jeni shume meritore ia keni dalë për të mirën e Ulqinit.

Ju faleminderit edhe një herë, një Universitet elitar si Luarasi, me një emër të bukur e domethënës për popullin shqiptar e që lidhet me rilindjen tonë kombëtare. Jam i privilegjuar që sot po e marr një titull doktor Honoris Causa nga njerëz eminent dhe profesorë shumë të nderuar.” tha Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat