​Kuka nuk i mban lotët: Të bekoftë Zoti Mjalindë, u bëfsh më e suksesshme se unë si trajner

Xhudo

​Kuka nuk i mban lotët: Të bekoftë Zoti Mjalindë, u bëfsh më e suksesshme se unë si trajner

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Driton Kuka

Ai që e përcjelli hap pas hapi karrierën e lavdishme të Majlinda Kelmendit, trajneri Driton Kuka nuk i ka përmbajtur lotët në ceremoninë e pensionimit të xhudistes kosovare.

Para të pranishmëve Kuka deklaroi se e ka shumë të vështirë të gjejë fjalët e duhura për një sportiste kaq të suksesshme.

"Është e vështirë të flas në këto momente po duhet të them që Majlinda me përkushtimin e saj triumfoi ndaj shteteve të mëdha si Brazili e Rusia. Ajo sakrifikoi shumë dhe ishin lëndimet ato që e penguan ta vazhdonte karrierën në xhudo. Zoti të bekoftë Majlindë dhe u bëfsh më e suksesshme se unë edhe si trajnere", tha Kuka mes lotësh.

Ndryshe, xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës së saj. Ajo në një ceremoni zyrtare sot është nderuar nga presidentja Vjosa Osmani me çmimin e heroinës Shotë Galica.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat