​Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës, vjen reagimi i Vlora Çitakut

Xhudo

​Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës, vjen reagimi i Vlora Çitakut

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 20:15
Majlinda Kelmendi

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pasi xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj së pasur.

“E bërë nga ari. E vetmja e jona, Majlinda Kelmendi”, shkruan ajo në Facebook.

Majlinda Kelmendi i ka dhënë edhe zyrtarisht fund karrierës së saj si xhudiste në një ceremoni të organizuar sot nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat