Drita Kuka emocionon: Syla më mori si fëmijë nga rruga e më dërgoj në tatami

Xhudo

Drita Kuka emocionon: Syla më mori si fëmijë nga rruga e më dërgoj në tatami

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:16
Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, Nora Gjakova e Distria Krasniqi

Driton Kuka është trajneri më i mirë në botë në sportin e xhudos.

Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos që e ka shpallur Kukën më të mirin, sipas një votimi të hapur në faqen e saj zyrtare.

 “IJF na nominoj!

Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!

U votuam nga mbarë bota por…

Populli shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!

Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxënësen time por për çdo shqiptar që ishte me ne këto ditë.

Sonte do doja të falënderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.

Sylën (vër. jonë vëllau) që më mori si fëmijë nga rruga e më dërgoj në tatamit e xhudos, gjenerata të tëra të xhudos që s’patën rastin të dëshmohen!

Majlindës, Disit e Norës që arritën kulmin!

Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të tëra flasim për të ecur tutje!

Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.

Të gjithë komunitetit sportiv ,mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!
Dhe në fund…

O sa mirë me qenë Shqiptar…”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat