Çeku tregon se a i ka paguar MKRS-ja shpërblimet për fitueset e medaljeve olimpike dhe trajnerin e tyre

Xhudo

Çeku tregon se a i ka paguar MKRS-ja shpërblimet për fitueset e medaljeve olimpike dhe trajnerin e tyre

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 10:13
Çeku tregon se ai i ka paguar MKRS shpërblimet për fitueset e Medaljeve Olimpike dhe trajnerin e tyre

Kosova fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” që u zhvilluan gjatë verës së vitit 2021.

Qeveria e Kosovës kishte premtuar nga 100.000 euro për secilën medalje derisa shpërblim është premtuar edhe për trajnerin.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka zbuluar se të gjitha këto pagesa për Norën, Distrian dhe Driton Kukën janë ekzekutuar.

“Të gjitha pagesat janë kryer dhe nuk kanë qenë këto të vetmet pasi ka pasur edhe tjera që është dashur të paguhen. Ne i kemi kryer me kohë të gjitha pagesat”, ka thënë Çeku në Context.

Ministri ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka rritur edhe buxhetin për sportin për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat