Kampi stërvitor me afër 100 garues nga shtetet e ndryshme, Kuka me fjalë të mëdha

Xhudo

Kampi stërvitor me afër 100 garues nga shtetet e ndryshme, Kuka me fjalë të mëdha

Nga: K.G. Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:21
Kampi stërvitor me afër 100 garues nga shtetet e ndryshme, Kuka me fjalë të mëdha

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, tha se po bëhet një punë e mirë në Golem të Shqipërisë.

Në Golem janë një numër i madh i xhudisteve dhe xhudistëve edhe nga shtetet e tjera.

“Kampi stërvitor me afër 100 garues mes tjerash ekipet nacionale të Holandës, Francës, Azerbajxhanit, Polonisë, Sllovenisë, Kroacisë e garues nga Bullgaria, Britania e Madhe, normalisht edhe xhudistet tona të Shqipërisë e Kosovës.

Sukseset e xhudos me kampionet tona e besa edhe sistemi i punës janë bë magnet për shtetet më të fuqishme botërore!”, ka shkruar Kuka.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat