Disi me 1000 pikë të reja! Driton Kuka: Në kryeqytetin që se njeh Kosovën 

Xhudo

Disi me 1000 pikë të reja! Driton Kuka: Në kryeqytetin që se njeh Kosovën 

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:01
Disi me 1000 pikë të reja! Driton Kuka: Në kryeqytetin që se njeh Kosovën 

Xhudistja Distria Krasniqi (- 52 kg) sot tregoi edhe një herë klasin e saj, duke fituar medaljen e artë në garën prestigjioze Grand Slam, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

E veçanta e saj është se finalen e fitoi me pak se një minutë, duke e hedhur në tokë hungarezen Reka Pup. 

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, tha se Disi tregoi formë brilante.

“Xhudo e Kosovës… Po mbretëron goxha qetësi por xhudo e prish qetësinë me medalje të artë!
Për besë po...

Kampionja Olimpike sot gjuajti në shenjë aty ku duhet!

E arta Olimpike Disi sot e artë në Grand Slam Tbilisi!

Në kryeqytetin që se njeh Kosovën ende por respekt duhet për Kampionen tonë, shtetin e simbolet tona shtetërore!

Brilante ishte performansa e saj në kategorinë e re 52 kg!

Shkëlqeu në finale dhe pak borxh ja ktheu hungarezes Pup nga gara e fundit.

4 fitore dhe 1000 pikë për Ranglistën Botërore!

Të lumtë Disi. Sporti me tre Olimpike ec tutje mos harroni asnjë herë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat