Driton Kuka: Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE

Xhudo

Driton Kuka: Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE

Nga: K. G. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:05
Driton Kuka: Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, shprehet kritikë në lidhje me padrejtësitë që i bëhen shtetit të Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Kuka ka një porosi të fuqishme për gjithë shqiptarët.

“Vend për zhgënjim s’ka!

Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE!

Por jemi 10 milionë shqiptar së paku edhe duhet vazhduar punën e përkushtimin për atdheun tonë!

Kosova shteti ynë i ri do ec tutje e rëndësishme që e kemi edhe atdheun amë Shqipërinë e shqiptar të fuqishëm e njerëz me Zotësi anembanë Botës!

Vullnetin për punë,atdhedashuri sdojmë me ndal kurrë, diskriminimin ta shndërrojmë në energji pozitive për angazhim natë e ditë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat