Majlinda Kelmendi: Gazeta “Bota sot” gjithmonë është afër sportistëve 

Xhudo

Majlinda Kelmendi: Gazeta “Bota sot” gjithmonë është afër sportistëve 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:07
Majlinda Kelmendi

Kampionja olimpike në vitin 2016, Majlinda Kelmendi, krenaria e kombit shqiptar dhe trajnere e kombëtares së Kosovës në xhudo, ka fjalë miradije për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Majlinda, dy herë kampione e botës dhe katër herë e Evropës, tha se “Bota sot” gjithmonë i ka përcjellur aktivitetet e saja dhe të xhudos e sportit në përgjithësi.

“Uroj 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Gazeta “Bota sot” gjithmonë është afër sportistëve. Gazetë e cila më ka përkrahur vazhdimisht që nga mosha e re (si pioniere) e deri më sot dhe është gjithnjë në shërbim të vlerave të mirëfillta sportive.

Gjithmonë ka qenë dhe është në shërbim të xhudos dhe sportit në përgjithësi. Uroj gjithmonë të informoheni me lajme të shpejta, të sakta dhe me profesionalizëm. Iu uroj edhe qindra vite të suksesshme gazetës”, uron Majlinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat