Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka: Uroj gazetën ‘Bota sot’ dhe mikun tim Kemajl Gocën

Xhudo

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka: Uroj gazetën ‘Bota sot’ dhe mikun tim Kemajl Gocën

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:26
Driton Kuka

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, e uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”. 

Kuka, trajneri që me garueset e tij, ia solli Kosovës tri medalje të arta olimpike dhe të gjitha medaljet e trofetë nga Kampionatet Evropiane Botërore, ka fjalët më të mira për gazetën “Bota sot”.   

“Uroj gazetën ‘Bota sot’ sidomos redaksinë e Sportit dhe mikun tim Kemajl Gocën për nië punë e angazhim tash e mbi 20 vite sa kemi bashkëpunim”, uron Kuka.

Trajneri Kuka aktualisht është në Oran të Algjerisë, i cili me xhudistet dhe xhudistët synon medalje në Lojërat Mesdhetare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat