Këto janë xhudistet e Kosovës që siguruan normën olimpike! Kuka ka dy fjalë

Xhudo

Këto janë xhudistet e Kosovës që siguruan normën olimpike! Kuka ka dy fjalë

Nga: K. G. Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:15
Driton Kuka

Xhudistet Distria Krasniqi (- 52 kg), Laura Fazliu (- 63), Nora Gjakova (-57 kg) e Loriana Kuka (- 79 kg), kanë siguruar normën olimpike për Paris 2024.

Xhudoja edhe një herë konfirmon fuqinë falë punës maestrale të trajnerit më të mirë në botë, Driton Kuka.

“Xhudo numëron për momentin 4 Norma Olimpike!

Sa e di unë normat e vetme deri tash për Kosovën në të gjitha sportet.
Kaq për xhudon…

Po e ndaj këtë lajm për miqtë që u gëzohen sukseseve tona!

E juve tjerëve , xhudo do ia prish disponimin tash e shumë vite e dekada në të ardhmen!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat