​Nora Gjakova kandidon për pos të rëndësishëm në Federatën ndërkombëtare të Xhudos

Xhudo

​Nora Gjakova kandidon për pos të rëndësishëm në Federatën ndërkombëtare të Xhudos

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 14:17
​Nora Gjakova

Nora Gjakova është kandidatja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës për Komisionin e Atletëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos) në JudoËorlds që do të mbahet në Budapest, transmeton KP.

Kampione Olimpike, medaliste e bronztë në Botëror dhe tetë herë medaliste në Evropian, Nora e ka përfaqësuar me krenari Kosovën në tre Lojëra Olimpike, duke qenë gjithmonë shembull frymëzimi brenda dhe jashtë tatamit.

Tani, ajo është e gatshme të përfaqësojë zërat e sportistëve në skenën globale, duke sjellë përvojën, integritetin dhe pasionin e saj për xhudon në zemër të vendimmarrjes.

Zgjedhjet do të mbahen gjatë Kampionatit Botëror të Xhudos për Senior (13–19 qershor 2025) në Hungari. Vetëm sportistët e akredituar në Kampionatin Botëror mund të votojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat