Kosova pjesë e Kongresit të IJF 2025 në Budapest! 

Xhudo

Kosova pjesë e Kongresit të IJF 2025 në Budapest! 

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:46
Agron Kuka e Korab Morina

Sot, më 11 qershor, Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, z. Agron Kuka, dhe sekretari i Përgjithshëm, z. Korab Morina, përfaqësuan Federatën e Xhudos së Kosovës në Kongresin e IJF 2025 në Budapest.
Kongresi mblodhi familjen e xhudos. 

Një forum i rëndësishëm për federatat kombëtare, unionet dhe të gjithë xhudistët nga e gjithë bota. 

Një moment kyç i ngjarjes ishte formimi i Komitetit Ekzekutiv të ri të IJF, si dhe rizgjedhja e z. Marius Vizer si President i IJF. I rizgjedhur pa kundërkandidat, z. Vizer u mirëprit me duartrokitje dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të udhëhequr xhudon drejt një të ardhmeje të ndritur dhe të bashkuar.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje  është dëshmi e vendit tonë për të kontribuar në të ardhmen e këtij sporti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat