Nga medaljet në vendimmarrje, Nora Gjakova zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF! 

Xhudo

Nga medaljet në vendimmarrje, Nora Gjakova zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF! 

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 15:31
Nora Gjakova

Lajm i madh jo vetëm për komunitetin e xhudos por edhe për sportin në përgjithësi të Kosovës, kampionja olimpike Nora Gjakova është anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF.

“Me krenari të madhe ju njoftojmë se Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos)! 

Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos.

IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë.

Urime, Nora! Ti jo vetëm që e ke ngritur flamurin e Kosovës në arenat më të mëdha, por tani po ndihmon edhe në formësimin e të ardhmes së xhudos për brezat që vijnë. 

Jemi me ty dhe krenarë për ty, sot dhe gjithmonë!”, njofton FXHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat