Presidenti i FXHK-së, Agron Kuka: Urime e përgëzime për 30 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’, qofshi të përjetshëm 

Xhudo

Presidenti i FXHK-së, Agron Kuka: Urime e përgëzime për 30 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’, qofshi të përjetshëm 

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 15:29
Agron Kuka

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka përgëzuar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Kuka tha se rubrika e sportit është ajo që e argëton dhe që e informon për shumë aktivitete brenda dhe jashtë Kosovës.  

“Urime e përgëzime për 30 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’! Uroj që çdo përvjetor të jeët me suksese dhe të zgjasi përjetësisht!!

Përveç tjerash është rubrika e sportit ajo që mua më argëton dhe më informon jo vetëm për ngjarjet vendore sportive por edhe ato ndërkombëtare!

Kema miku i të gjithë neve që jemi të involvuar në sport na mahnitë gjithnjë me profesionalizmin e tij e po ashtu temat brengosëse që i shtjellon sa i përket sportit vendorë! Qofshi të përjetshëm!!”, ka uruar Kuka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat