Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë

Xhudo

Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 16:37
Enise Zijade

Ekipi olimpik i Kosovës për të rinj ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.

"Ekipi ynë fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.

Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave.

Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme.

Medalja e fituar është e dyta për ekipin tonë në gjashtë edicione të pjesëmarrjes në EYOF-a, pas medaljes së artë të atletit Muhamet Rmaadani të fituar në Baku 2019.

EYOF Shkupi 2025 u hap më 20 korrik ndërsa mvyllet sonte përmes një ceremonie të veçantë", njofton KOK-u.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat