Po kush tjetër përveç xhudos!
Xhudistet i sjellin katër medalje shtetit të Kosovës.
Edhe një sukses i madh i xhudisteve të kryemjeshtrit Driton Kuka.
“Kampionati Ballkanik U-21 në Edirne të Turqisë, Kosova fitoj 4 medalje.
Estea Arifaj - e artë 48 kg.
Sara Osmani - e argjendtë 52 kg.
Furkan Kelmendi - i argjendtë 60 kg.
Laurina Gashi - e argjendtë 52 kg.
Paraqitje mesatare e ekipit, realisht potenciali i garuesve ishte më i madh realisht!
Estea pas një lëndimi disa mujor me sukses mbrojti titullin e vitit të kaluar Ballkanik për juniore.
Furkani mbrojti nderin e meshkujve me medaljen e fituar dhe u paraqit mjaft mirë:, njofton Kuka.