Sportisti shqiptar në fushën e xhudos, Indrit Cullhaj ka fituar medaljen e artë në “Ancona Open”, e cila po mbahet në Itali.
28-vjeçari e ka bërë të ditur këtë sukses përmes rrjeteve sociale, e cila i jep peshë dhe prestigj Shqipërisë në arenë e xhudos.
“U mbajt gara ndërkombëtare në Itali, ku morën pjesë sportistë nga e gjithë bota.
Arrita të triumfoj bindshëm e të ngre lart flamurin Kombëtar Shqiptar", - ka shkruar Cullhaj.