Driton Kuka do të ligjërojë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik dhe Sport

Xhudo

Driton Kuka do të ligjërojë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik dhe Sport

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 09:51
Driton Kuka

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ka zbuluar emrin e folësit të parë të ftuar në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet, e cila do të mbahet më 21–22 nëntor 2025.

Bëhet fjalë për trajnerin legjendar të xhudos, Driton Kuka, një nga figurat më të ndritura të sportit kosovar, i cili ka luajtur rol kyç në ngritjen e flamurit të Kosovës në majat më të larta të sportit botëror. Me sukseset e arritura dhe dedikimin e palodhur, Kuka ka frymëzuar breza të tërë sportistësh dhe është shndërruar në simbol të përkushtimit dhe profesionalizmit.

Tema qendrore e këtij edicioni të konferencës është:

“Sporti dhe Edukimi Fizik në Epokën e Ndryshimeve Globale: Sfidat dhe Perspektivat.”

Organizatorët kanë bërë të ditur se agjenda dhe programi i plotë do të publikohen së shpejti, ndërsa paralajmërojnë se pjesëmarrës të tjerë me renome ndërkombëtare do të bëhen publik në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat