Xhudisti Shpat Zekaj (- 100 kg) nuk ishte me fat në luftë për medalje të bronztë në Sofje të Bullgarisë.
“Shpati Zekaj renditet i 5-ti në “Sofia European Open 2026”!
Shpati ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria.🇧🇬
Në çerekfinale ai fitoi me 2 Wazaari dhe 1 Yuko ndaj Mate Lakos nga Hungaria.🇭🇺 Kurse në gjysmëfinale humbi me 1 Wazaari, 1 Yuko nga Boris Georgiev nga Bullgaria.
Për të bronztën humbi me Ippon nga Rares Arsenie nga Rumania🇷🇴 dhe u rendit i 5-ti në këtë garë”, njofton FXHK.