Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Prix në Austri

Xhudo

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Prix në Austri

Më: 7 mars 2026 Në ora: 13:50
Laura Fazliu

Laura Fazliu ka arritur në gjysmëfinale të Grand Prixit në Austri 2026, duke qenë një hap larg sigurimit të medaljes.

Xhudistja kosovare kaloi me sukse dy përballjet e deritanishme.

Në raundin e parë, Fazliu ishte e lirë, në raundin e dytë fitoi ndaj sllovenes, Leila Mazouzi, ndërsa në çerekfinale e mposhti me IPPON xhudsten nga Kroacia, Nina Cvjetko.

Në gjysmëfinale, Laura Fazliu do të përballet me xhudisten gjermane, Sara-Joy Bauer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat