Parasportisti Ardian Sopa përfaqëson shtetin në Grand Prix të Xhudos

Xhudo

Parasportisti Ardian Sopa përfaqëson shtetin në Grand Prix të Xhudos

Më: 30 prill 2026 Në ora: 19:37
Pamje nga takimi

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, dhe Kryetari i Federatës së Sporteve për të Verbër të Kosovës, Rinor Ymeri, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që siguron pjesëmarrjen e Kosovës në IBSA Xhudo Grand Prix në Astana të Kazakistanit.

Në këtë ngjarje të ndërkombëtare, shteti i Kosovës do të përfaqësohet nga parasportisti Ardian Sopa, një angazhim ky që vjen si rrjedhojë e përpjekjeve të përbashkëta për fuqizimin e parasportit në vend.

Ky hap jetik, i cili mbështetet vazhdimisht edhe nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, shënon një tjetër moment progresiv për zhvillimin e kapaciteteve të sportistëve me nevoja të veçanta në arenën globale.

Njoftimi:

Ardian Sopa do të përfaqësojë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare në Astana.

Ky angazhim vjen si rezultat i bashkëpunimit për mbështetjen e parasportit në vend.

Faleminderit Ministria e Sportit dhe Rinisë për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e parasportit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat