Kampi Olimpik Stërvitor dhe Kampi Ndërkombëtar U18 po mbahet në Poreç të Kroacisë.
“Xhudistët tanë po marrin pjesë në Kampin Olimpik Stërvitor nga Unioni Evropian i Xhudos (EJU) dhe njëkohësisht po mbahet edhe Kampi Ndërkombëtar për Kadet U18, në Poreç të Kroacisë, si pjesë e përgatitjeve për garat e radhës. Kampet po mirëpresin xhudistë nga mbarë bota.
Ekipin nga Kosova po e udhëheqin Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.
I urojmë xhudistëve tanë suksese në përgatitjet e tyre për sfidat që i presin në garat ndërkombëtare!”, ka njoftuar FXHK.