Agron Kuka uron gazetën “Bota sot”: Rubrika e sportit, burim i lajmeve të shpejta e të sakta

Xhudo

Agron Kuka uron gazetën “Bota sot”: Rubrika e sportit, burim i lajmeve të shpejta e të sakta

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 13:45
Agron Kuka,

Presidenti i Federata e Xhudos e Kosovës, Agron Kuka, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Kuka, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos, ka vlerësuar veçanërisht rubrikën e sportit të gazetës, duke theksuar rëndësinë e saj në informimin e publikut.

Së bashku me vëllain e tij, Dritonin, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Kosovës, falë garueseve të tyre Kosova ka fituar pesë medalje olimpike: tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

“Së pari urime 31 vjetorin me shpresë që puna e juaj të vazhdojë me sukses edhe shumë vite tjera!
Për mua gazeta ‘Bota sot’, rubrika e sportit ishte dhe do të mbetet burimi i vetëm i lajmeve të shpejta e të sakta dhe serioze të sportit kosovarë por jo vetëm!

E gjithë kjo i atribuohet gazetarit profesionist Kemajl Goca!

Faleminderit që ekzistoni e bashkëjetojmë në të njëjtën epokë!”, ka uruar Agron Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat