Edhe një medalje për shtetin e Kosovës, Fatjona demolon italianen

Xhudo

Edhe një medalje për shtetin e Kosovës, Fatjona demolon italianen

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2026 Në ora: 17:18
Fatjona Kasapi.

Kosova e ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas Donjeta Sadikut e cila fitoi të artën në boks, sot me medalje është stolisur edhe xhudistja Fatjona Kasapi.

Kasapi e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. 

Trimëresha jonë e ka mposhtur italianen Gaia Stella.

Një fitore e madhe dhe me “Yuko”.

Në xhiron e parë ishte e lirë.

Në çerekfinale humbi me Ippon nga Pauline Cuq nga Franca.

Në luftën e parë të repasazhit ishte e lirë. Në luftën e dytë të repasazhit Fatjona mposhti me  Yuko, Maria Siderot nga Portugali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat