Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nderon xhudistet e Kosovës për suksesin në Taranto

Xhudo

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nderon xhudistet e Kosovës për suksesin në Taranto

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2026 Në ora: 17:29
Majlinda Kelmendi, Albulena Haxhiu dhe Driton Kuka

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur dhe nderuar xhudistet e Kosovës për suksesin e madh të arritur në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudoja fitoi një medalje të argjendtë dhe katër medalje të bronzta, duke u renditur deri më tani si sporti më i suksesshëm i Kosovës në këto Lojëra, për nga numri i medaljeve të fituara për shtetin tonë.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të xhudos dhe e punës së vazhdueshme të sportisteve, trajnerëve dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.

Image

Pamje nga pritja

“Pritja nga Presidentja në detyrë  Albulena Haxhiu për ekipin tonë që u kthye në Kosovë me 5 medalje të fituara nga Lojërat Mesdhetare në Taranto 2026!

Ekipi dhe sportistët u nderuan me mirënjohje për suksesin e arritur!

Kosova”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat