Edhe Flaka Loxha e ka mbyllur shumë herët aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare u ndal qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Loxha u mposht nga xhudistja japoneze, Haruka Funakubo.
Sot garoi edhe Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, por që e cila u mposht gjithashtu në raundin e parë.