Kurti: Kemi paguar kosto të mëdha personale dhe politike, nuk kemi bërë kompromise me politikën e vjetër

Zgjedhjet 2021

Kurti: Kemi paguar kosto të mëdha personale dhe politike, nuk kemi bërë kompromise me politikën e vjetër

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:33
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pandemia COVID-19 ka qenë një nga ngjarjet më të rënda të vitit të kaluar.

“Viti i kaluar ka pasë sfida të shumta, por ngjarja më e madhe ka qenë pandemia COVID-19. Ajo na ka testuar si kurrë më parë. Për t’i dhënë fund pandemisë, ne do të vaksinojmë 60 përqind e popullisë së vendit. Me qeverisjen tonë do të reformojmë spitalet dhe klinikat tona, të cilat do të jenë funksionale me kushte dhe standarde të Evropës. Gjithashtu, do ta rrisim edhe buxhetin në shëndetësi dhe shumë pak qytetarë do ta kenë nevojën për të shkuar jashtë shteti për të kërkuar shërim”.

Kurti në hapje zyrtare të fushatës sonte nga Prishtina ka deklaruar se për këto zgjedhje asnjë votë nuk është e pavlefshme, duke bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të dalin të votojnë.

“Sondazhet janë duke e treguar se për çdo 10 persona, gjashtë prej tyre janë votues të VV-së. Këto sondazhe më ngjallin një frikë se mund të na shfaqin ndjenjën e vetëkënaqësisë së fitores, por ne nuk guxojmë ta bëjmë një gabim të tillë, do të vazhdojmë të punojmë sa më shumë në këtë fushatë zgjedhore”.

“Është e rëndësisë jetike që të kemi më shumë se 60 deputetë që të pamundësohet planet e atyre që shkaktojnë kriza. Krejt duhet të jemi bashkë, asnjë votë nuk është e pavlefshme dhe nuk është e tepërt”.

“Kemi bërë rrugë të vështirë, kemi paguar kosto të mëdha personale dhe politikë. Mua, Albulena Haxhiun, nuk dëshirojnë të na lejojnë të kandidojmë në zgjedhje. Vjosa Osmani është ka paguar kosto nga partia që ishte më parë. Pra, ne nuk kemi dashtë të bëjmë kompromis me politikën e vjetër, nuk kemi lëshuar pe edhe kur kanë dashtë ta copëtojnë Kosovën”.

Kurti ka shpalosur edhe planin e LVV-së për fushën e sportit dhe arsimit.

“Do ta ndërtojmë një stadium nacional. Ne do të investojmë për të forcuar shkollat e sportit për fëmijët. Do të punojmë sa më shumë që të kemi arsim të zhvilluar do të investojmë tek edukimi parauniversitar. Do të punojmë që fëmijët tanë të luftojnë për dije dhe jo notë. Arsimi në shkolla do të digjitalizohet, do të formojmë Fondin e Hulumtimeve Shkencore”.

“Do të ndajmë dy mijë euro për të rinjtë për të punuar në startup, do të zvogëlojmë numrin e papunësisë. Qeveria jonë do të jetë më probiznesit, bizneseve do t’ua heqim barrën e ryshfetit. Në treg do të jenë të gjitha të barabarta”.

Kurti ka thënë se diasporës do t’ia largojnë kartonin e gjelbër dhe do t’ua mundësojnë votimin në ambasada dhe konsulatat në vendet ku jetojnë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat