Hapja e fushatës nga Kurti e Osmani, Komuna e Prishtinës i dënon me 2 mijë euro

Zgjedhjet 2021

Hapja e fushatës nga Kurti e Osmani, Komuna e Prishtinës i dënon me 2 mijë euro

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Komuna e Prishtinës e ka gjobitur me 2 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje, shkaku i tubimit që ka mbajtur mbrëmë për hapjen e fushatës.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë për Inspekcion në këtë komunë, Adonis Tahiti, i cili ka thënë askush s’është mbi ligjin.

“Shkelje e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës (dt.14.01.2021), pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemise. 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është hapur fushata në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat