Gjoshi i PDK-së: Sondazhi më i mirë në këto zgjedhje janë qytetarët

Zgjedhjet 2021

Gjoshi i PDK-së: Sondazhi më i mirë në këto zgjedhje janë qytetarët

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:58
Betim Gjoshi

Shefi i Shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Betim Gjoshi ka thënë se sondazhi më i mirë në këto zgjedhje janë qytetarët.

Madje, ai shtoi se qytetarët e kanë kuptuar që PDK-ja është stabilizuesja e shtetit të Kosovës që e ruan dhe zhvillon vendin.

“Realisht sondazhi më i mirë janë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qindra takime brenda ditës me qytetarë anekënd Kosovës. Mendoj që qytetarët kanë kuptuar që PDK-ja është stabilizuesja e shtetit të Kosovës që e ruan dhe zhvillon shtetin e Kosovës, ekonominë, mirëqenien  e qytetarëve, shëndetësinë, rendin e ligjit e ulë papunësinë dhe shumë brenga të tjera të qytetarëve dhe është duke u pranuar program i rimëkëmbjes anë e kënd Kosovës”, tha ai 

Sipas tij, plani i rimëkëmbjes së Partisë Demokratike të Kosovës është i ndërtuar në disa shtylla si faza emergjente për gjendjen e krijuar nga pandemia dhe angazhimi i mëtutjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Plani i rimëkëmbjes është i ndërtuar në disa shtylla. Ne e kemi prezantuar planin rimëkëmbjes së ekonomisë që parasheh dy faza: një fazë emergjente për gjendjen që është krijuar si rezultat i masave jo të mira të qeverisë për ta trajtuar gjendjen ekonomike dhe masat që e zhvillojnë vendin dhe që e rrisin ekonominë e vendit. Dihet që Kosova për herë të parë ka pasur rënie ekonomike do ta shënojë me negativitet bilancin ekonomik”.

“Kemi prezantuar edhe shëndetësinë dhe fillojmë menjëherë me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës. Kemi parë një varg masash që përmisojnë jetën e qytetarëve. Madje në arsim një var masash të tjera që kemi paparë. Kosova i ka marrëdhëniet më të dobëta me miqtë që kanë sponsorizuar deri këtu prej viteve të 90-ta”.

Gjoshi shtoi se Partia Demokratike e Kosovës synon që të marr numrin më të madh të deputetëve siç ka pasur në të kaluarën 37 deputetë.

“Partia Demokratike e Kosovës synon që të marr numrin më të madh të deputetëve sepse në të kaluarën kemi pasur deri në 37 deputetë dhe është synimi ynë që të mbërrijmë të votat që kemi pasur dikur dhe me listën e mirë që kemi të shënojmë rezultat”.

Ai tha se është hera e parë që po hyjnë në këto zgjedhje pa liderët partiak Kadri Veslin dhe Hashim Thaçin.

“Mungesa e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit dhe të tjerëve më shumë është për Kosovës sesa vetë për partinë. Ne po hyjmë për herë të parë në zgjedhje pa ta, por është vërejtur mungesa e tyre edhe sa i përket Kosovës sepse ata kanë qenë rregullator i gjendjes në Kosovë dhe kanë pasur ndikimi në rajon dhe të miqtë tanë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat