PZAP dënon përsëri subjektet politike, gjobat arrijnë shumën e 21 mijë eurove

Zgjedhjet 2021

PZAP dënon përsëri subjektet politike, gjobat arrijnë shumën e 21 mijë eurove

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar përsëri gjoba për disa nga subjektet politike, për të cilat kishte pasur ankesa kryesisht për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes.

Prej 9 ankesave të shqyrtuara PZAP-i ka marre vendim qe 7 ankesa ti pranoj të bazuara, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar dhe 1 ankesë e ka hedhur të palejuar.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,500.00 euro,

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 9,200.00 euro,

LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 euro,

LVV i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 7,200.00 euro,

Lista Serpska i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,200.00 euro

Gjithsejtë ne seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 21,100.00 euro.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga PZAP-ja.

“PZAP-i, në seancën e mbajtur  me datën 12.02.2021, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akter tjerë në zgjedhje si në vijim: Drejtoria e Inspeksionit Drenas, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV). Lëvizjes Vetëvendosje!, ka paraqitur tri (3) ankesa, një (1) ankesë kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK dhe një (1) ankesë kundër Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ). Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ), ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Za Slobodu, Pravdu i Opstanak, ka paraqitur një (1) ankesë kundër Lista Serpska”, thuhet në komunikatë.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës

Vendosja e posterave ne rruge publike

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në  rrugë

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike.

Vendosja e grafiteve në objekte publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat