“Mjerim mendor i të mjerit shpirtnor”/ Valon Sylës i vjen godita e ashpër nga Zvicra: Marre!

Zvicra

“Mjerim mendor i të mjerit shpirtnor”/ Valon Sylës i vjen godita e ashpër nga Zvicra: Marre!

Nga: N.Sh. Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:01
Zize Pepshi

Zize Pepshi, nënkryetare e Degës se LDK në Zvicër ka reaguar ndaj gazetarit Valon Syla i cili, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ‘po shet filma’ nga Kroacia.

Kurti ka vizituar Kroacinë dje pas aksidentit tragjik që ndodhi e që për pasojë viqën 10 mërgitmarë tanë.

Edhe pse dje ishte zi në Kosovë dhe mbarë popullin shqiptar, Valon Syla i njohur për gjuhën e tij fyese kundër mërgimtrëve, ka gjetur kohë të kritikojë kryeministrin Kurti që shkoi në Kroaci.

Sot, Sylës i ka reaguar Pepshi e cila e quan mjerim mendor deklaratën e tij.

Reagimi i plotë:

Ta përdorësh politikisht tragjedinë më plot dhimbje dhe të  thuash që Kryeministri po bënë filma në Kroaci, nga gjithë kjo tragjedi kombëtare, është më tepër sësa një mjerim mëndor, i të mjerit shpirtnor, Valon Syla, i cili në fund e bënë një ngushëllim të shpejtë duke i harruar të lënduarit që t'u uroj shërim MARRE.

E sa për modalitetet për lirimin e biletave, ne mërgimtarët, kapërcyem kryeministra e qeveri edhe para saj,, por asgjë. Kompanitë që nuk po ngopën para nga kjo djersë e jona, sot duhet të mbulojnë fytyrë e shpirtin e tyre më marre...

Ngushëllime të sinqerta familjeve dhe gjithë popullit shqiptar të Kosovës dhe të lënduarit shërim të shpejtë dhe të plotë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat