Zvicra forcon masat, ja çka duhet të kenë qytetarët nga Kosova për të hyrë në territorin e saj

Zvicra

Zvicra forcon masat, ja çka duhet të kenë qytetarët nga Kosova për të hyrë në territorin e saj

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Nga nesër qytetarët e Kosovës për të hyrë në Zvicër duhet të kenë kartelën e vaksinimit, e të jenë vaksinuar me një vaksinë të njohur nga autoritetet përkatëse, ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Sipas Ambasadës personat që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë vetëm në situata ku hyrja është shumë e nevojshme.

Forcimi i masave nga Zvicra ka ardhur pa rritjes së rasteve me koronavirus dhe po ashtu mbushjes së spitaleve me pacientë. Kryesisht kjo rritje i është adresuar qytetarëve nga shtetet e Ballkanit që kanë qenë në vendlindjet e tyre në pushime e më pas janë kthyer të infektuar.

Një numër i madh i pacientëve me prejardhje nga Kosova janë të shtrirë në spitalet zvicerane me COVID-19, siç është raportuar nga mediumet zvicerane. Shumica prej tyre janë të pavaksinuar.

Autoritetet e Zvicrës pak ditë më parë kanë vendosur masat e reja, ku kartela e vaksinimit apo testi negativ është bërë i obligueshëm në shumicën e vendeve. Po ashtu autoritetet kanë shtrënguar masat edhe në kufi.

“Që nga 13.09.2021, ka kufizime të reja për qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës që mund të ofrojnë në nisje/ardhje dëshmi se janë vaksinuar, me një vaksinë të pranuar sipas rregulloreve, mund të hyjnë në Zvicër me një vizë valite. Po ashtu merrni shënim se personat që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë vetëm në raste ekstreme kur është shumë e nevojshme, sipas rregullave të Sekretariatit të Shtetit të Zvicrës për Migrim”, është njoftuar nga Ambasada e Zvicrës në kosovë.

Rregullat e ngjashme vlejnë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat