Vdekja misterioze e 8 vjeçares në Zvicër, banorët të tronditur nga ngjarja

Zvicra

Vdekja misterioze e 8 vjeçares në Zvicër, banorët të tronditur nga ngjarja

Nga: M.L. Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:39
Vajza tetë vjeçare u gjet e vdekur në një pyll në komunën e Köniz (BE) të martën.

Vajza e vdekur nga Köniz është tetë vjeçarja E.A. Siç tregon nëna e një nxënëseje, vajza e saj shkonte çdo ditë në shkollë me E, shkruan 20minuten.ch transmeton "Bota sot".

Për këtë bëhet fjalë:

Pas vdekjes së një tetëvjeçarje nga Könizi i Bernes, tronditja tek banorët është e madhe.

Një ekip kujdesi u vendos për fëmijët e shkollës së vajzës.

Policia ka shpërndarë edhe arusha pelushi për fëmijët e lagjes.

Një vajzë tetë vjeçare u gjet e vdekur në Niederwangen në komunën e Köniz mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, aktualisht nuk përjashtohet as aksidenti dhe as një person i tretë. Tronditja në lagje është e madhe: “Është vërtet tragjike kjo që ndodhi. Kam frikë për fëmijët e mi”, thotë një fqinje dhe nënë e binjakëve.

Ajo njihej qe pak kohë me E.A.* tetëvjeçaren dhe nënën e saj M.A.*. Gruaja kishte vetëm një muaj që jetonte në atë lagje.

Siç tregon një nënë tjetër, vajza e saj ishte shoqe me E.

“Ato shkonin në shkollë së bashku çdo mëngjes. Të mërkurën vajza ime e priti kot E.”, thotë gruaja e trishtuar. Ajo e përshkroi tetëvjeçaren si një fëmijë shumë të dashur dhe të pavarur. “Por ajo ishte shpesh vetëm. Nuk e di pse”. Sipas nënës, në shkollë ishin vendosur qirinj dhe një foto e E.. Siç mëson 20min.ch nga disa banorë, punonjësit e policisë kanë shpërndarë edhe arusha pelushi në lagje.

“Vendosëm që mësimet të vazhdojnë”

Sipas Hans-Peter Kohler, këshilltar komunal dhe drejtor arsimor i Köniz, një ekip i kujdesit kantonal erdhi në shkollë menjëherë të mërkurën në mëngjes.

“Vendosëm ta lëmë mësimin të vazhdojë. Puna e ekipit të kujdesit është shumë e rëndësishme dhe nuk do të ishte e mençur të dërgoheshin fëmijët në shtëpi”, tha Kohler.

Sqarimet dhe hetimet janë ende në zhvillim. Siç mëson 20min.ch policia ka rrethuar banesën e të afërmve të vajzës që banojnë aty pranë. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve. Personave që kanë bërë vëzhgime të dyshimta ose kanë parë një vajzë në lagjen Papillon dhe në Könizbergwald ngjitur midis orës 16:00 dhe 19:15, u kërkohet të telefonojnë +41 31 638 81 11.

Image
Një foto e vajzës dhe nënës së saj (djathtas) nga 2017.
Image
Forca të mëdha policie kanë rrethuar vendin në Könizbergwald.
Image
Një vajzë tetë vjeçare vdiq në Könizbergwald të martën në mbrëmje.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat