Detaje nga vrasja e 32-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin banorët e tronditur

Zvicra

Detaje nga vrasja e 32-vjeçares nga Kosova në Zvicër, flasin banorët e tronditur

Nga: A.ZH Më: 12 mars 2022 Në ora: 15:16
Sfondi është ende i paqartë. Hetimi po vazhdon

Vrasje në Rapperswil-Jona SG! Herët në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, një shqiptar (35-vjeçar), nga Kosova, ka raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. 

Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar burrin, raporton Blick.ch, përcjell Bota sot.

Gruaja (35-vjeçare), u gjet e vdekur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Image
Burri i saj 35-vjeçar u arrestua. Ai u denoncua vetë në polici.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje.

Image
Një 32-vjeçare nga Kosova ka mbetur e vrarë.

Banorët vendas janë të tronditur

Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët (të moshës një e gjysmë dhe 15 vjeç) kanë vënë re diçka nga krimi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët, përcjell Bota sot.

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, shton ajo.

Image
Vrasja ka ndodhur në Kniestrasse në Rapperswil SG.

Asnjë armë zjarri në lojë

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për armën e përdorur. Një armë zjarri nuk ishte e përfshirë, tha një zëdhënës i policisë kur u pyet nga Keystone-SDA.

Image
Sfondi është ende i paqartë. Hetimi po vazhdon

Në vendin e ngjarjes janë patrulla dhe specialistë të policisë së kantonit, shërbimi i shpëtimit me mjekun e urgjencës, instituti i mjekësisë ligjore dhe prokuroria publike e kantonit St. Gallen./Botasot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat