Një përjetim i rrallë shpirtëror me vëllezër e motra të gjakut Arbërorë nga Kalabria

Zvicra

Një përjetim i rrallë shpirtëror me vëllezër e motra të gjakut Arbërorë nga Kalabria

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:00
Foto nga vendngjarja

Sot ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në promovimin e librit të radhës të mikut tim Bacë Rexhep Rifati „ ARBËRESHËT- Fotosintezë e Shpirtit Tim“, e cila u promovua në kryeqytetin Helvetik në Bern.

Në sallën e stërmbushur në Kongresszentrum Allresto, në qendër të Bernit (CH), të shtunën me 15 tetor 2022, u përurua Monografia „Arbëreshët-Fotosintezë e shpirtit tim“ të autorit Rexhep Rifati.

Ku në mesin e shumë dashamirëve të librit, takova edhe shumë mikesha e miq të nderuar.

Image
Foto nga vendngjarja

Në këtë libër baca Rexhë, përmes punës së tij dhe përkushtimit i solli lexuesve ndriqimin e jetës dhe veprimtarisë së Horës së Arbëreshëve që e ruajnë me dashuri gjuhën, traditën dhe simbolet kombëtare. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëvet është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Promovimin e e udhëhoqi kryetari i Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve në botë» z. Nazmi Jakurti

Gjuha arbëreshe është dëshmia kryesore e mbijetimit 600 vjeçar të largimit nga trungu Arbnor.Për librin foli redaktorja dhe studjuesja e njohur e trungut arbëreshë zonja Ornela Radovicka, e cila bëri një vështrim të thukët për librin iu drejtua të pranishmëve duke theksuar se: «Ky libër me dokumentacion fotografik içmuar dhe brilant, u ofron studjuesve mundësi të ndryshme për ta analizuar realitetin tonë arbëresh jo shumë të njohur e të shqyrtuar në të gjitha aspektët etij historike., kishtare e rituale, kulturorore e letrare.» Duke vazhduar se: «Mungesa të burimeve të gjithanshme historike i ka penguar studjuesit arbëreshë qqë ta përfundonin një vepër të njehësuar dhe të plotë historike». Në vazhdim për librin folën edhe shkrimtarët z. Musa Jupolli kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mërgatë, sekretari kësaj shoqate z. Mentor Thaqi etj.

Një përjetim i rrallë shpirtëror me vëllezër e motra të gjakut Arbërorë nga Kalabria, ku në vazhdim të programit na argëtuan me këngët e bukura popullore Arbëreshe me shumë emocione dhe lotë malli, të ruajtura me dashuri në thellësitë e gjuhës gjatë gjashtë shekujve, bashkë me gjakun e "shprishur" siç e quajnë ata e që do të thotê i shpërndarë nëpër botë por, që gjaku i Arbërit nuk humbet kurrë. Kjo është monografia e tretë e autorit,i cili i vizitoi të 52 ngulmimet arbëreshe në Kalabri për të mbledhur materiale dhe fotografi.Madhështinë kësaj feste të kulturës shqiptare në Zvicër ia shtoi edhe prania e grupit muzikorë „Gjaku i Arbërit“ nga Kalabria, nën drejtimin e Profesor Michele Greco, që u prezantua me këngë të bukura arbëreshe.

Image
Foto nga vendngjarja

Faleminderit baca Rexhë për këtë kujtesë historike që solle mes neshë të ruajtur përmes historive dhe fotove të veçanta me cilësi të lartë në librin e tijë.

Ishte një mbrëmje e veçantë mes miqve, motrave dhe vëllezërve tanë që na bëjnë krenarë me dashurinë ndaj atdheut, dhe nuk e harruan gjuhën dhe kulturen tonë të lashtë.

Janë vëllezërit e motrat tona, Intelektualët arbëreshë, ky grusht ëndërrimtarësh dhe vizionarësh të çartur,që filluan të flisnin për komb e atdhe njëkohësisht me europianët perëndimorë, ndoshta sepse në dhe të huaj ku ishin, kishin nevojë më tepër se shqiptarët për një “tokë të premtuar”. Fillimisht e ëndërruan atë, pastaj e hodhën në letër dhe ua dhanë shqiptarëve, të cilët ëndrrën ua kthyen në zhgjëndërr. E pastaj qetë-qetë dolën nga skena, sepse tashmë nuk ishin më jetimë, e patën atdheun që donin. Dhe sepse kohët kishin ndryshuar; atdheu nuk kishte më nevojë për ta. Nuk është vetëm libër: Eshtë fotosintezë dhe kthjellësia e kujteses sonë kolektive.

Dalja nga shtypi dhe përurimi i librit u bë pikërisht në 80 vjetorin e lindjes së autorit të këti libri Rexhp Rifati.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Urime baca Rexhep, faleminderit shumë për ftesën dhe uroj të kesh shëndetin dhe të na sjellni edhe shumë tituj të rinjë në të ardhmen.

Urojmë jetë të gjatë dhe të falenderojmë nga zemrat tona për këtë perlë në 80 pranverat e tij e jo vetëm mbi 55 vjetë aktivitet, po për gjithë kontributin e madh mbi botën arbëreshe.

Bern, 15 tetor 2022/HL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat