Në Zvicër përurohet libri enciklopedik “Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës”

Zvicra

Në Zvicër përurohet libri enciklopedik “Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës”

Më: 15 maj 2025 Në ora: 10:43

Shoqata "Trojet e Arbrit" në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare dhe kulturore "Salih Çekaj"-Zvicër, dhe Shoqatën Kulturore Shqiptaro-Gjermane Salih Çekaj"-ne Gjermani kohë më parë nxorën nga shtypi librin enciklopedik: "Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës".

Ftohën të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë pa dallim krahine, feje apo ideje në përurimin e këtij libri të veçantë.Emri i Sali Çekajt është emri që i dha dritë historisë se re të Kosovës.Ai është emri rreth të cilit lidhët themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo fillim i organizimit ushtarak që nga viti 1991.

Përurimi i librit bëhet më datën 24.05.2025, në ora18:00, në këtë adresë:

Klubi Dardania

Bleiche-Areal Nr.16

4800 Zofingen –CH

Organizatorët e përurmit:

Shoqata e Intelektualeve Gjithshqiptar "Trojet e Arbrit"-Nue Oroshi Kryetar

Shoqata Humanitare dhe kulturore "Salih Çekaj"-Zvicër-Saim Tahiraj Kryetar

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër -Abas Fejzullahi-Kryetar

All reactions:

27Haki Latifi and 26 others

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat