Vdes aktivisti i AAK-së

Aktuale

Vdes aktivisti i AAK-së

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:33
AAK

Nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj, ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i AAK-së në degën në Gjakovë, Besim Selmanaj.

Lekaj shkruan se Selmanaj u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare dhe ishte njëri ndër aktivistët më të devotshëm të partisë së tij.

Postimi i tij i plotë:

Dje mora lajmin e pikëlluar, që në moshën 47 vjeçare vdiq Besim Jahë Selmanaj, një nga aktivistët më të devotshëm të AAK-së në Gjakovë.

Besimi dha kontribut të madh për Hasin, Lipovecin dhe gjithë Gjakovën gjatë periudhës (2009-2013) kur ai ishte kryetar i nëndegës së AAK-së në Lipovec. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Selmanaj dhe Berisha.LAVDI !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat