Shënohet Dita e Forcës

Aktuale

Shënohet Dita e Forcës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 06:48
FSK

Sot do të mbahet Ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së) duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me fjalimet e tyre do të paraqiten: Ushtruesja e  detyrës së Presidentit të  Republikës së Kosovës zonja Vjosa  Osmani – me video paraqitje;

Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti;

Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni;

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Për shkak të pandemisë  COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e  shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.                                                          

Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat