Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 06:09
Kryesia e Kuvendit

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon debatin “Si ta ndërtojmë një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse” i cili mbahet në kuadër të Projektit “Akademia-Ngritja e pjesëmarrjes së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë”. (Bibloteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në vënien e gurthemelit të ShFMU “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë-Bratotin, në Komunën e Rahovecit. (Vrajakë-Bratotin, Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston, ish- anëtarin e Bordit në Agjencinë Kosovare për Privatizim, përfaqësuesin e sindikatave të punëtorëve, Haxhi Arifin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtorin Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim Ekrem Hajdarin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Drejtoren Menaxhuese në Agjencinë Kosovare për Privatizim Mrika Tahiri (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 15:00) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat