Reshitaj ndjek virtualisht punimet e Samitit të rëndësishëm global

Aktuale

Reshitaj ndjek virtualisht punimet e Samitit të rëndësishëm global

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Albena Reshitaj

Deputetja nga AAK, Albena Reshitaj, gjatë ditës së sotme ka ndjekur virtualisht punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar  nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Kënaqësi që sot pata mundësinë si e ftuar për të ndjekur online punimet në Samitin e Ambicies për Klimën, organizuar  nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me Kombet e Bashkuara në partneritet me Italinë dhe Kilin.

Ky Samit me pjesëmarrjen e drejtuesëve të shteteve dhe qeverive më të fuqishme të botës është organizuar me rastin e 5 Vjetorit të Marrëveshjes së Parisit për kornizën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike.

Marrëveshja historike e Parisit mbi Ndryshimet Klimatike përcaktoi ngrohjen globale nën 2 °C duke vazhduar përpjekjet që deri në fund të shekullit të kufizihet në 1.5 ° C”, shkroi ajo.

Reshitaj, njëherit është edhe kryesuese e Këshillit për zhvillim të qëndrueshëm brenda parlamentit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat